Teuta kampione leksion Besëlidhjes

min lexim

Është mbyllur mbrëmjen e sotme java e katërt e Superligës në basketboll për meshkuj. Teuta kampione fitoi 90-83 ndaj debutuesve të Besëlidhjes, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione luajtur në “Asllan Rusi”. Kjo është humbja e dytë për lezhjanët, që lëshojnë terren në renditje, ndërsa durrsakët kapin kreun

Një ndeshje e ekuilibruar për 30 minuta dhe vetëm në cerekun e fundit skuadra durrsake arriti të shkëputet e fitojë me meritë, duke u hakmarrë për humbjen në Kupën e Federatës. Simpson me 25 pikë, që e nisi takimin nga stoli, ishte më i miri për Teutën, ndërsa 26 pikët e Celës dhe 25 të Bryant mbetën për statistikë për lezhjanët.

Te femrat, kampionet e Flamurtarit fituan me lehtësi 77-47 ndaj Vllaznisë në Vlorë. Takim në sens unik, gjithnjë nën komandën e Flamurtarit, ende i pamposhtur këtë sezon. Jacobsson me 19 pikë, 11 rebound e 13 asist ishte lidere në fushë për vlonjatet, që falë këtij triumfi kapin kreun e renditjes në Kategorinë e Parë.

Superliga-Meshkuj, java e 4-t

Vllaznia – Tirana, 75-97

Kamza Basket – Apolonia, 71-73

Besëlidhja – Teuta, 83-90

Renditja: Apolonia 7 pikë, Tirana 7 pikë, Teuta 7 pikë, Besëlidhja 6 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Vllaznia 4 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t

Tirana – Partizani, 91-63

Studenti – Elbasani, 84-44

Flamurtari – Vllaznia, 77-47

Barleti Basket (pushim)

Renditja: Tirana 6 pikë, Flamurtari 6 pikë, Partizani 6 pikë, Studenti 6 pikë, Elbasani 5 pikë, Vllaznia 4 pikë, Barleti Basket 3 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meta: Partia e Lirisë do të jetë e profesionistëve të rinj, mund të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim!

Story i radhës

Kasami pritet të thërret në tryezë të gjitha partitë shqiptare

Të fundit nga