Tetovës i shtohen 4 trajner të rinj!

June 8, 2022
1 minut lexim

Tetovës i shtohen 4 trajner të rinj. Fjala është për Agron Memedin, Argjent Gafurin, Izair Eminin dhe Hekuran Xheladinin. Ky i fundit punon me grupmoshat e reja te Shkëndija, ndërsa 3 emrat e parë njihen për karrierën e tyre të bujshme me Renovën.

Memedi, Gafuri, Xheladini dhe Emini kanë përfunduar me sukses kursin për trajner futbolli, duke u pajisur kështu me licencën UEFA C.

Kujtojmë Memedi dhe Emini kanë luajtur edhe me Shkëndijën, teksa Gafuri përveç me Renovën, kishte qenë pjesë edhe e Falmurtarit të Vlorës dhe së fundmi e skuadrës së Voska Sport, te e cila skuadër luajnë bashkë me Izair Eminin.

Kur jemi tek Emini, vlen të theksohet se emri i tij është i njohur dhe në kampionatin shqiptar, teksa vite më parë kontribuonte për Kukësin, me të cilën skuadër kishte fituar 3 trofetë e mundshëm, Kupën e Shqipërisë (2016), SuperKupën e Shqipërisë (2016) dhe titullin kampion (2017), gjë të cilën e kishte bërë edhe me Shkëndijën për 3 herë të plota (2011, 2018, 2019), por edhe me Dritën e Gjilanit, kur ishte shpallur kampion i Kosovës në vitin 2020.

Përveç këtyre titujve ekipore, Emini në vitin 2015-të kishte fituar edhe çmimin individual, si golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë, kur me fanellën e Renovës kishte realizuar 20 gola.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zhgënjimi

Story i radhës

Nuk është Ron Zaiti/ Pas zërave për një lidhje, Semi Juapaj publikon videon me princin e saj

Të fundit nga

​Musk fton gjermanët të votojnë AfD-në

Elon Musk vlerësoi të enjten bashkë-drejtuesen e partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), si “shumë të arsyeshme” dhe u kërkoi gjermanëve të votojnë për partinë e ekstremit të djathtë. “Vetëm AfD mund

Lamborghini me shitje rekord në 2024

Lamborghini ka lulëzuar nën pronësinë e Volkswagen Group, i cili mori përsipër markën në 1998. Pasi shiti më shumë se 10,000 vetura në vit për herë të parë në vitin 2023, 12
ShkoLartë