Tetovë, vazhdojnë kërkimet për Erdon Ramadanin

min lexim

Edhe pas tre ditësh kërkim në lumin Vardar, ende asnjë gjurmë nga Erdon Ramadani. Babi dhe familjarët kërkojn ndihmë nga institucionet që gjallë a vdekur ta gjejnë trupin e tij. Ato thonë së këtë të enjte ka angazhim më të madhë të institucioneve për kërkim të 22 vjeçarit.

“Nuk e di kushë vjen e kushë shikon ne një herë nuk kemi shpresa, ishalla Zoti donë që ne ta gjejmë kufomnë qoftë gjallë a vdekur. Unë apeloj deri tek institucionet të ma gjejnë djali. Si të mundet të ma gjejnë djalin atë e dua. Dje kanë qenë shumë më pakë sot më shumë shoh, shpresojmë me e gjet, diçka tjetër nuk di çka të them.”, tha babai i të aksidentuarit, Naser Ramadani.

Nga NJTKZ Tetovë shprehen se edhe në ditën e tret të kërkimeve janë të angazhuar me të gjithë. Sipas komandantit të NJTKZ Tetovë kërkimi do  të zgjerohet.

“Sot është dita e tret që bëhen kërkimet, gjithashtu, sot dua të potencoj se është mobilizim pak më i mirë, kemi edhe qen që bëjnë kërkimin eventualisht të viktimës, kemi edhe forca të policisë special të cilët janëpër zhytje. Kemi zhytës nga nga Drejtoria për Mbrojtëje dhe Shpëtim, jemi ekip më i madhe dhe besoj se do të duhet vazhdohet kërkimi deri në fshatin Radush.”, theksoi komandanti i NJTKZ-Tetovë, Avni Ahmeti.

Erdon Ramadani ra në lumin Vardar panë Zhelinës, ditën e martë teksa kthehej për në shtëpinë e tij në Kumanovë nga Tetova ku kishte shkuar  paguar semestrin e fundit në fakultet. Edhe pse vetura u gjend, 22 vjeçari i vazhdon të jetë i zhdukur. Dëshmitarët okularë thonë se shkak i aksidenit ka qenë shpejtësia me të cilin është drejtuar mjeti, por rreh kësaj ende nuk ka në qëndrim zyrtar të istitucioneve përkatëse. (Tvm2)

Marketing

Story i mëparshëm

Putin ndalon kamionët me mallra nga Perëndimi të kalojnë territorin rus

Story i radhës

TikTok ka hequr 113 milionë video në tre muaj

Të fundit nga