Tetovë: Për një muaj, 198 gjoba për mungesë patentë shoferi

February 4, 2022
1 minut lexim

Gjatë muajit janar të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, në rajonin e Tetovës dhe rrethinës, në kontrolle të rregullta dhe mbi njëzet aksione kontrolluese, gjithsej kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 1607 lloje të ndryshme të parregullsive, gjegjësisht shkelje të trafikut ose 74 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në aktivitetet e kontrollit të zhvilluara muajin e kaluar dhe për shkelje të konstatuara janë përjashtuar nga qarkullimi 89 automjete, prej të cilave 63 për shkak të skadimit të regjistrimit deri në 30 ditë dhe 26 për parregullsi të konstatuara teknike. Në janar janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 359 drejtues mjetesh ose 155 më shumë se vitin e kaluar, nga të cilët 198 drejtonin pa patentë shoferi, 77 nën ndikimin e alkoolit, 73 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet e parapara ligjore, 2 me kategori të papërshtatshme dhe 9 me masë mbrojtëse ,,ndalesë“ të vlefshme të drejtimit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar përkohësisht 16 automjete, janë revokuar 149 patentë shoferë dhe 60 leje qarkullimi të trafikuar.

Ndërsa “shërbimi i merimangës” së Tetovës ka ngritur dhe marrë gjithsej 199 automjete të keq parkuara, kryesisht në rrugët e Tetovës “Ilinden”, “Iliria”, “Boris Kidriç” dhe rrugë të tjera, kryesisht në zonën qendrore të qytetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Padi për 10 shtetas të Kosovës teksa punonin kundërligjshëm në Shkup

Story i radhës

Дури 31 смртен случај од ковид-19 во изминатиот ден, регистрирани скоро 1.500 новозаразени

Të fundit nga

ShkoLartë