Tetovë, pensionistët kanë mbetur pa dru për ngrohje

min lexim

Dhjetëra pensionistë nga Tetova që paguan për drutë e dimrit që në shkurt të këtij viti, ende nuk i kanë marrë. Janë ankuar te Shoqata e Pensionistëve, nga ku kanë marrë vetëm premtime se së shpejti drutë do të arrijnë në shtëpitë e pensionistëve.

“Drutë nuk janë askund. Drutë i kemi paguar që në shkurt, nga 50 euro pesë metra kam paguar po drutë s`janë askund. Ata kanë bërë kontratë, kur shkoj atje i kërkoj s`ka. Sekretari vetëm na rren do vijnë do vijnë. Isha te ndërmarrja më thanë ku ka 3000 denarë dru. Drutë i kanë marrë kryesia e Shoqatës së pensionistëve e për ne tjerët s`ka dru. Thonë do na kthejnë paratë, si do na kthejnë ku të marr para tjera për pesë metra unë”, deklaroi Sahit Saiti, pensionist.

Nga Shoqata e Pensionistëve të Tetovës, thonë se bëhet fjalë për rreth 24 pensionistë. Sekretari i Shoqatës thotë se brenda dy javësh do të bëhet furnizimi.

“Sot folëm me furnizuesin ka edhe 24 persona që nuk i kanë marrë drutë, pra bëhet fjalë për rreth 250 metër kub dru, dhe nga sot thanë që do fillojnë me shpërndarjen. Problemi nuk është tek ne e as tek furnizuesi por tek “Pyjet e Maqedonisë” që dobët sjellin dru te firmat që operojnë me dru dimri”, tha Svetozar Dimovski, Sekretar i Shoqatës së pensionistëve të Tetovës.

Ndryshe nga sekretari, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve thotë se nëse pensionistët nuk furnizohen me drutë e paguar do tu kthehen paratë.

“Në rast se vjen deri te mos dorëzimi i druve do i kompensojmë nuk është aspak e mjaftueshme të them se do ua kthejmë paratë, por në këtë rast s`ma merr mendja se do vjen deri tek kjo, sipas asaj që premtoi furnizuesi”, u shpreh Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.

Sipas disa pensionistëve, i gjithë problemi qëndron tek rritja e çmimit të druve për ngrohje. Fillimisht pensionistët drutë e dimrit i kanë paguar nga 3 000 denarë për metër kub, ndërsa tani, shtrenjtimi i tyre, ka bërë që të kenë probleme.

Story i mëparshëm

TikTok nuk do të lejojë fëmijët të bëjnë transmetime live

Story i radhës

Autobusët rifilluan qarkullimin, Qyteti i Shkupit ridestinoi 2 milionë euro për pagat e NTP-së

Të fundit nga