Tetovë, çerdhja e re ende me dyer të mbyllura/ Nuk ka staf të punësuar, priten 28 pëlqime për punësimin

min lexim

Çerdhja e re “Rilindja” në Tetovë edhe pse u paralajmërua se do të hapet në fillim të shtatorit një gjë e tillë nuk ndodhi. Arsyeja është se nuk ka staf të punësuar, me çka po priten 28 pëlqime për punësimin e edukatorëve dhe përkëdhelëseve.  Drejtoresha e çerdheve në Tetovë, Fatlinda Jahja, thotë 130 fëmijë janë në listën e pritjes për pranim.

“Për shkaka të punësimeve nuk mund ta hapet çerdhja. Duhet të merren nga çerdhet tjera dhe mu për këtë u pezullua edhe hapja. Me dhënien e pëlqimit për objektin e ri menjëherë do hapet. Aktualisht kopshti numëron mbi 1300 fëmijë, është faza e adaptimit dhe për atë në fund të shtatorit japim numrin e saktë, ndërsa në listën e pritjes janë 130 fëmijë. Në bazë të sistematizimit  ne  kemi paraparë 31 punësime, por në bazë të buxhetit  kemi 28 punësime dhe besojmë se edhe tre punësime do i realizojmë pasi të hapet objekti”, tha Fatlindja Jahja – drejtoreshë e çerdheve në Tetovë

Problemi më i madh sipas saj është mosfunksionimi i Komisionit për dhënien e licencave për edukatore në Tetovë. Në nivel republikan presin mbi 3 mijë edukatore për ta marr këtë licencë.

“Problem kyç kemi edhe me licencimin për persona në kopshte. Gati nëntë muaj nuk është në funksion dhe gjeneratat e reja për tu punësuar në kopshte presin më shumë se dy vite për të marrë licenca. Kjo ka ndodhë edhe më parë për shkak se për gjashtë muaj i kanë dhe dokumentet  me afat brenda gjashtë muajsh patjetër të thirren, mirëpo nuk i thirrën dhe kemi shumë nga ato”, deklaroi Jahja

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rini, Fatmir Limani, në një bisedë telefonike thotë se që në ditën e parë është angazhuar për të formuar këto komisione, por pret ndryshimet në ligjin për punë edhe politik sociale.

“Që në ditët e para kemi filluar me krijimin e komisioneve ose shkarkimin e komisioneve të mëhershme  dhe krijimin e komisioneve të reja. Me këtë rast duhet të ketë plotësime, parapërgatitje, hartim të ligjit të rinj në lidhje me dhënien e koncesioneve ose licencave të ndryshme për tu pajisur me këto licenca edukatoret, përkëdhelëset. Drejtorët e tjerë  e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kuadër të institucioneve që janë të interesuar. Do të thotë jam në fazën e fundit të formulimit  të përgatitjes së projekt ligjit për këtë, e cila do të kalojë në seancë të qeverisë më pastaj në kuvend,  dhe me këtë do të përmbyllet e gjithë kjo procedurë”, tha Fatmir Limani

Sipas Limanit ky komision nuk ka funksionuar qëllimisht, që çerdhet të kenë arsyetime  gjatë kohës kur inspektorati i  punës ka kryer kontrolle për licencat.

Ndryshe edhe objekti i çerdhes së re në Çair është gati, por edhe ai ende nuk po hapet.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Një vit nga sulmi në Banjskë: Pyetje pa përgjigje dhe hetime në Prishtinë e Beograd

Story i radhës

​Evertoni bëhet me pronar të ri

Të fundit nga