Tetova “vlon” nga qentë endacakë, Bilall Kasami i dobët në menaxhimin e situatës

October 22, 2022
1 minut lexim

Shtimi i numrit të qenve endacakë në qytetin e Tetovës ka alarmuar komunën. Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se situatën edhe më shumë e rëndon fakti që qenë endacakë dërgohen në këtë qytet edhe nga rajone të tjera, shkruan Alsat.

“Ne kemi dyshime të bazuara dhe të raportuara edhe nga qytetarët se në periudhën e natës sjellin në periferi të qytetit me automjete me targa të Kumanovës, Shkupit dhe qyteteve tjera dhe i lëshojnë në Tetovë. Është problem që e kam thënë që nga nisja e projektit se duhet zgjidhje, sepse komuna e Tetovës edhe po të siguroj mjete për kapjen e 1000 qenve endacak ne, vetëm mund të bëhemi vakum për thithjen e këtyre qenve  në vendin tonë. Më e lehtë është ti japish dikujt 500-1000 euro për ti ngarkuar këto qen dhe ti dërgoj diku”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Shoqata që ka angazhuar komuna për kapjen dhe trajtimin e qenve endacakë thekson se numri i qenve ka filluar të shtohet që ditën kur ka filluar kapjen e tyre.

“Në Tetovë, më vjen keq ta them por, në momentin që ne nisëm ti kapim qentë, gjatë natës përnjëherë u shtua numri. Që do të thotë se dikush e ka pa atë gjë dhe i sjellë qentë nga jashtë i shton”, u shpreh Rinisa Rexhepi Toska, Shoqata për trajtimin e qenve Amos Pet. 

Numri i madh i qenve endacakë ka shkaktuar kokëçarje të vazhdueshme për banorët e Tetovës. Ankesa të shumta ka pasur në vazhdimësi për sulme ndaj qytetarëve por dhe frikë lëvizjeje për shkak të numrit të madh të qenve. Në Pollog vitin e ardhshëm pritet të fillojë ndërtimi i strehimores së qenve endacakë në nivel të Pollogut, e cila do të jetë e vendosur në komunën e Vraçishtit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kallëzim penal kundër dibranit për marrje të ryshfetit

Story i radhës

Pse keqardhja dhe pendimi janë dy gjëra të ndryshme?

Të fundit nga

ShkoLartë