Krahas përmbytjeve në disa pjesë të Tetovës, qytetarët kanë mbetur edhe pa ujë, transmeton TV21.
Megjithëse u tha se restrikcioni do të zgjasë deri në ora 15.00, sërish ujë nuk ka në çezmat e qytetarëve.
Njoftimi më i ri i autoriteteve komunale thotë se restrikcioni do të zgjasë deri në ora 21:00.
“Kërkojmë ndjesë deri te qytetarët e Komunës së Tetovës restrikcioni do të zgjatet deri ora 21.00 shkak i turbullimit të ujit në Leshnicë”, thuhet në njoftim.
Burimi: tv21