Tetova: Me lëndimin e Priestleyt ishim të detyruar që ta ndryshonim…

February 19, 2022
1 minut lexim

Ulpiana nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Malishevës.

Skuadra lipjanase ka pasur dy penallti në përballje me Malishevën, por vetëm njërën arritën ta realizonin me Marcelei Santos, pasi braziliani të dytën e humbi.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ka folur pas kësaj sfide ku ka vlerësuar lartë paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Kishim mundësi që ta fitonim takimin, por ashtu si shkoi ndeshja jam realisht i kënaqur edhe me barazimin”.

“Jam i kënaqur me atë që treguan djemtë, pasi kanë shfaqur një lojë agresive”, tha Tetova.

Lëndimi i Esosa Priestleyt ka bërë që Tetova ta ndryshoj edhe skemën gjatë ndeshjes.

“Me lëndimin e Priestleyt ishim të detyruar që ta ndryshonim edhe skemën e lojës. Kjo na prishi planet dhe nuk e arritëm qëllimin që kishim tri pikët”, deklaroi trajneri i Ulpianës.

Lipjanasit me këtë barazim ngritën në vendin e tetë me 19 pikë, derisa Malisheva është një vend më lart me 23 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gara për Lushnjën, Balla prezanton kandidaten socialiste

Story i radhës

Ku ishte kryeministri Rama teksa shumë e prisnin me helikopter në Vlorë?

Të fundit nga

ShkoLartë