4
Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk u pastrohen mbeturinat, nëse ka qenë endacakë e të tjera. Pra, për secilin problem kërkohet zgjidhje, kjo i bën ata më të afërt me qytetarët. Nëse i përgjigjen me zgjidhje të problemeve ata do të shpërblehen nga qytetarët nëse i përgjegjen me injorim do të ndëshkohen. Kryetari i Komunës së Tetovës ka dëshmuar një përkushtim serioz me udhëheqjen e Tetovës me çka ka arritur rezultate të kënaqshme, shkruan Zhurnal.
Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, me rastin e një vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Saubermacher”, e cila është përgjegjëse për menaxhimin me mbeturinat në Tetovë, tha se është i kënaqur nga puna gjatë një viti.
Kasami i ftoi qytetarët që të paguajnë faturat për menaxhimin me mbeturinat, duke shtuar se nuk mund që ta marrin shërbimin për qytet më të pastër dhe të mos e paguajnë të njëjtin shërbim.
“Patëm forum për çështje ekologjike, i cili Tetovën nga një vend i problemeve po e kthen në vend të zgjidhjes së problemeve. I gjithë shteti ka pasur problem serioz në menaxhimin me mbeturinat. Bashkë me partnerin tonë privat Saubermacher diskutuam për zgjidhjen e problemeve dhe si ta kthejmë Tetovën në një qytet evropian. Ky problem i kahmotshëm nuk mund të zgjidhet brenda natës dhe duhet bashkëpunim nga të gjithë. Në të kaluarën qytetarët janë ankuar për mbeturinat, ndërsa komnua për mospagesë të fakturave”.
“Jam shumë i kënaqur pasi një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes, ne më nuk flasim për punëtorë pa rroga dhe pa kushte, nuk flasim për deponi e cila nuk servisohej rregullisht dhe nuk më bie telefoni nga drejtori se nëse nuk paguhen fakturat nuk do të mund të bëjmë dërgesën e mbeturinave. Nuk flasim për ngufatjen në mbeturina, por sot po flasim për zgjidhje të problemit me mbeturinat në Tetovë. Edhe ata qytetarë që kanë menduar se mund të marrin shërbim për qytet më të pastër, të mos e paguajnë atë shërbim. Hap pas hapi po e zgjidhim edhe problemin me adresat e qytetarëve”, tha mes tjerash Kasami.
Ndërsa drejtori i kompanisë “Saubermacher”, tha se pagesa e faturave rritet çdo muaj.
Çfarë ndryshoi në Tetovë me Bilall Kasamin?
Për të përmbledhur punët e tëra që ka bërë kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mbase është pak e vështirë sepse kemi të bëjmë me punë të jashtëzakonshme, me një intensitet të hovshëm duke e ringjallur qytetin e Tetovës nga vdekja klinike që e kishte vendosur Teuta Arifi.
E filloi me diçka që nuk e kishin bërë komunat tjera identifikoi borxhin e Komunës dhe publikoi në ueb-faqe dhe hapësira publike, që të dinë gjithë qytetarët në çfarë gjendje të mjerueshme e ka lënë kryetarja paraprake Tetovën. Pra, ky është veprimi më i duhur që të gjithë ta kuptojnë që tani më në krye të Komunës kanë kryetarin më transparent që kanë pasur ndonjëherë.
Duke vazhduar me pastrimin total të qytetit, mbartja e mbeturinave në kohë, pastrimi, larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve gjatë natës. Pjesa tjetër që është mjaft me rëndësi arriti të krijojë trotuare dhe hapësira publike të lira.
Ajo që më së shumti i mungonte Tetovës ishte infrastrukturë moderne, e pikërisht këtu intervenoi Bilall Kasami me çka ofroi lagje me pamje krejtësisht tjetër me standarde evropiane
Menaxhimi i suksesshëm në Tetovë nga Bilall Kasami është dëshmuar me vepra konkrete, jo vetëm me fjalë. Ajo që e karakterizon dhe e dallon Kasamin është qeverisja përmes qytetarëve komunikim të drejtpërdrejtë dhe grumbullim idesh në kohë reale nga qytetarët. Të premten e çdo fund muaji kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij do të realizojnë takim të hapura me qytetarët rreth ideve dhe kërkesave reale të tyre
Me fjalë të tjera, Bilall Kasami, ka arrit të përmbush pjesën më të madhe të premtimeve që i ka pasur në fushatë, ka arritur të ringjall Tetovën nga gjendja e mjerueshme që e kishte lënë kryetarja paraprake. Bilall Kasami me menaxhimin e tij për një kohë të shkurtë ka dhënë sinjale se mundet dhe ka kapacitet ta bëjë Tetovën qytet evropian. E kjo sigurisht që do t’i sjellë Kasamit edhe një fitore bindëse në krye të Komunës, e fitorja e Kasamit në fakt më shumë do të jetë fitore për qytetarët e Tetovës. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk