​Tetë vjet burg për grabitje dhe mbajtje të armës

min lexim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me tetë vjet burg të akuzuarin S. I., për kryerjen e veprave penale grabitje dhe mbajtja në pronësi, në kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Me datë 16.01.2022, rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë në pikën e karburanteve “V. Petrol”, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, ka grabitur para nga i dëmtuari B. R., në atë mënyrë që i njëjti me maskë në fytyrë dhe i veshur me rroba të zeza, me armë në dorë ka shkuar tek kjo pikë karburante me kanosje ka marr nga i dëmtuar shumën 250 Euro para të gatshme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më datë 28.11.2022, rreth orës 22:20 minuta në magjistralen Prishtinë – Gjilan në Marketin “T.” në dalje të Gjilanit, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, hynë i armatosur me pistoletë dhe i veshur me maskë në fytyrë dhe nën kanosjen me armë arrin që nga punëtori – arkëtari të i merr 2350 Euro dhe 50 Franga Zvicerane dhe nga situata e krijuar, intervenojnë punëtorët e këtij marketi, konfrontohen me të pandehurin dhe arrin që fillimisht të dyshuarin të shtrijnë për tokë e pastaj ia marrin pistoletën të cilën po e mbante në dorë dhe pas kësaj të njëjtin e mbajnë të shtrirë derisa në vend ngjarje arrijnë njësitë policore për të arrestuar.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë dhe në kuptim të nenit 366 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale, i konfiskohet pistoleta e tipit Browing 7.65 mm dhe një karikator me katër fishekë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Nafta bie për shkak të të dhënave të rënies ekonomike kineze

Story i radhës

MASH: Mësimi fillon më 23 janar, shkollat të shfrytëzojnë energjinë e subvencionuar

Të fundit nga