Një sulm raketor rus në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 21, tha Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhansk.
“Sot, kur njerëzit civilë po mblidhnin ujin nga një rezervuar, rusët synuan turmën,” tha zoti Haidai në një deklaratë në Telegram.
Më herët, civilëve u ishte kërkuar të evakuonin qytetin lindor, ndërsa forcat ruse vazhduan të bombardojnë rajonin, përcjell Bota sot.
Qyteti është qyteti i fundit i madh i Luhanskut që ende mbahet nga trupat ukrainase.