tete raste te dhunes ne familje per nje dite gjashte persona perfundojne ne stacion policor 6a0728a30ef3a

Tetë raste të dhunës në familje për një ditë, gjashtë persona përfundojnë në stacion policor

May 15, 2026
min lexim

MPB Maqedoni njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej tetë denoncime për dhunë në familje, ndërsa gjashtë persona kanë përfunduar në stacion policor.

“Më 15.05.2026, në orën 01:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria C.C. (33) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se më 14.05.2026 rreth orës 14:45, në shtëpinë familjare, fizikisht e kishte sulmuar nënën e tij 52-vjeçare, pas çka në oborrin e shtëpisë familjare e kishte dëmtuar automjetin e pasagjerëve”.

“Më 15.05.2026, në orën 05:40 në SPB Shkup, një burrë 34-vjeçar nga Shkupi njoftoi se rreth orës 00:50, në shtëpinë e tij në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga partnerja e tij 32-vjeçare nga Shkupi, e cila kishte përdorur edhe një send të fortë. Ndërkaq, gruaja 32-vjeçare njoftoi se rreth orës 00:50, në shtëpinë e partnerit të saj 34-vjeçar, pas një zënke paraprake, ai e kishte sulmuar fizikisht duke përdorur një mjet të fortë”.

“Më 14.05.2026, në orën 14:00 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare nga Shkupi njoftoi se më 13.05.2026 rreth orës 11:00, në zonën e Kisella Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj G.V. (44) nga Shkupi”.

“Më 14.05.2026 rreth orës 21:00 në Vinicë, nëpunës policorë nga NJPB Vinicë e privuan nga liria Z.D. (58) nga Vinica, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive në shtëpi dhe fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 53-vjeçare”.
“Më 14.05.2026, në orën 16:55 në Dellçevë, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë e privuan nga liria D.A. (36) nga Dellçeva, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 14:20 e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 34-vjeçare në vendin e saj të punës, e pasi ishte larguar, kishte vazhduar t’i dërgonte mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes një aplikacioni mobil”.

“Më 15.05.2026, në orën 04:50, nëpunës policorë nga NJPB Berovë e privuan nga liria V.P. (40) nga Pehçeva, duke vepruar pas denoncimiti paraprak se rreth orës 00:50, në shtëpinë familjare, e kishte kërcënuar motrën e tij 41-vjeçare”.

“Më 14.05.2026 rreth orës 15:30 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria A.V. (39) nga Kërçova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 14:00 në Kërçovë fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 40-vjeçare”.

“Më 15.05.2026, në ora 02:15, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria Z.A. (51) nga një fshat i rajonit të Kavadarit, duke vepruar pas denoncimit paraprak të partneres së tij jashtëmartesore 37-vjeçare nga Kavadari se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në fund theksojnë se “po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse”.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump mbyll viziten ne kine xi nuk leshon tajvanin dhe iranin 6a071fc73b2a6
Lajmi i mëparshëm

Trump mbyll vizitën në Kinë, Xi nuk lëshon Tajvanin dhe Iranin

138 miliarde denare per realizimin e projekteve te komunave 6a0729f121cef
Lajmi i radhës

13,8 miliardë denarë për realizimin e projekteve të komunave

Të fundit nga

Bashkimi Evropian e sheh teknologjinë kineze si rrezik

Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për të bllokuar financimin e teknologjisë diellore të prodhuar në Kinë, për shkak të frikës se kjo teknologji mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë e rrjetit elektro-energjetik evropian dhe madje të
ShkoLartë