138 miliarde denare per realizimin e projekteve te komunave 6a0729f121cef

13,8 miliardë denarë për realizimin e projekteve të komunave

May 15, 2026
1 minut lexim
denare 780x439 1

Me thirrjen e parë publike 4,5 miliardë, ndërsa me të dytën 13,8 miliardë denarë komunat kanë marrë për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve, e që para së gjithash janë nga sfera komunale. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, duke folur në Click Plus tha se realizimi i projekteve po zhvillohet në baza ditore. Perinski pohon se paratë janë disperzuar për më shumë se 1116 projekte, ndërsa mjete kanë marrë pothuajse të gjitha komunat në shtet.

“Përmes thirrjes së parë publike, kemi disperzuar më shumë se 4,5 miliardë denarë për realizimin e 288 projekteve. Përmes thirrjes së dytë publike u vumë në dispozicion 13,8 miliardë denarë komunave për realizimin e 828 projekteve. Zbatimi në terren, në baza ditore po zhvillohet pa asnjë ngecje”, tha Zllatko Perinski – ministër për Vetëqeverisje Lokale.

Por, paratë do të paguhen në faza, përkatësisht nuk do të transferohen paraprakisht në llogaritë e komunave ose të realizuesve të aktiviteteve ndërtimore. Sipas vendimit, paratë do të paguhen pas çdo faze të përfunduar të një pjese të projektit, gjithçka me qëllim që projektet me të cilat komunat kanë aplikuar për para, të përfundojnë.

“Në dy vitet e kaluara, unë jam vërtet i lumtur, që të gjithë kryetarët e komunave që erdhën, pa dallim, sërish do ta them, nga cila nomenklaturë politike janë kryetarët e komunave, të gjithë erdhën të përgatitur me projekte, me projekte të pjekura dhe erdhën të bisedojmë se në cilin program mund t’i financojmë… Kryetarët e komunave vijnë, jo duke qarë për para, por duke biseduar që të gjejmë modalitete dhe përmes cilave programe mund t’i financojmë”, deklaroi tha Zllatko Perinski – ministër për Vetëqeverisje Lokale.

Ministri thotë se komunat në nivel vjetor humbin nga 80 deri në 100 milionë euro, për shkak se në mënyrë të papërshtatshme i mbledhin burimet e tyre të financimit. Kjo shifër, sipas tij, është vështirë e qëndrueshme edhe për një ekonomi më të fuqishme se ajo e Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, thotë Perinski, po punohet në një proces të decentralizimit fiskal dhe pavarësisë fiskale të komunave.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tete raste te dhunes ne familje per nje dite gjashte persona perfundojne ne stacion policor 6a0728a30ef3a
Lajmi i mëparshëm

Tetë raste të dhunës në familje për një ditë, gjashtë persona përfundojnë në stacion policor

the times publikon listen e me te pasurve te mbreterise se bashkuar 6a073be8b77cf
Lajmi i radhës

The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar

Të fundit nga

Bashkimi Evropian e sheh teknologjinë kineze si rrezik

Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për të bllokuar financimin e teknologjisë diellore të prodhuar në Kinë, për shkak të frikës se kjo teknologji mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë e rrjetit elektro-energjetik evropian dhe madje të
ShkoLartë