Tetë persona në Britani të Madhe janë therur me thikë sot gjatë ditës sipas Shërbimit të Ambulancës Veri-Perëndimore në Merseyside.
Viktimat janë dërguar në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey, Spitalin Universitar Aintree dhe Spitalin Southport dhe Formby.
Komisionerja e policisë në Merseyside, Emily Spurrell, e cila thotë se një burrë është arrestuar pas raportimeve për një goditje me thikë në Southport këtë mëngjes.
“Është bërë një arrestim dhe nuk ka rrezik më të gjerë për publikun”, thotë ajo në një postim në X.
“Unë do t’i nxis njerëzit të jenë të kujdesshëm për atë që ndajnë në internet dhe të mos spekulojnë për këtë incident. Përditësimet zyrtare do të vijnë së shpejti”, shton ajo, shkruan BBC.
Burimi: botasot.info