Tetë fëmijë ishin në mesin e 39 personave të shpëtuar nga një varkë emigrantësh e cila filloi të fundosej në Kanalin Anglez të mërkurën, sipas një burimi qeveritar.
Shifra është e ndryshme nga ajo e dhënë nga Këshilli i Qarkut Kent, i cili më herët tha se 12 fëmijë ishin në varkë dhe ishin marrë nën kujdes.
Këshilli tha se një adoleshent ishte në mesin e katër personave që vdiqën në incident, ndërsa katër persona janë ende të zhdukur, shkruan BBC.
Ata ishin në një anije të mbushur e cila filloi të fundosej në ujërat e ngrirë. Ekuipazhet e një anije peshkimi aty pranë dhe varkat e shpëtimit ndihmuan në shpëtim.
Një operacion kërkimi për katër personat ende të zhdukur po kryhet me dron. Në këtë anije dyshohej se kishte edhe shqiptarë, por Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka deklaruar se nuk kishte asnjë shqiptarë në atë anije.