Testime falas për HIV: Mjekët, OJQ-të, zbulimi i hershëm i domosdoshëm

May 31, 2025
min lexim

Shkup, 31 maj – Mbaroi fushata për testimin pranëvor për HIV dhe infeksione të tjera sekusalisht të transmetueshme, e cila u organizua në kuadër të Javës Evropiante të trajtimit.

Nga Shoqata Joqeveritare “Hera” thonë se kësaj fushate pozitivisht u janë përgjigjur rreth 20 persona. Për fat të mirë askush prej tyre nuk është diagnostifikuar me HIV pozitiv, thonë nga “Hera”.

“Edhe këtë vit HERA ui bashkangjit kësaj inciativë evropiane ku përmes qendrës se të rinjëve “ Dëshirojë të di” prej 27e deri më 30 maj për çdo ditë organizonim testime dhe këshilla për HIV, për sifilis, klamidija dhe gonorea. Gjatë këtyre ditëve kemi bërë 20 testime, ku deri në këto momente nuk është se ndonjëri prej tyre ka rezultuar pozitiv”, u shpreh Olivera Stojkovska Ivanovska nga OJQ “HERA”.

Pavarësisht përfundimit të fushatës, këshillat dhe testimet falas për infeksionet seskualisht të transmetueshme vazhdojnë tu ofrohen të gjithëve në Hera. Secili që dyshon, mund të bëjë testimin falas në cilën do periudhë të vitit. Në bazën e të dhënave të kësaj shoqate këtë vit janë diagnostifikuar 3 persona me HIV.

“Autoritet shëndetësore thonë se për çdo vit në vend, mbi 40 persona sëmuren me HIV, ndërsa rreth 440 të tjerë vazhdimisht janë në trajtim mjekësor”

Infektologët e Klinikës Infektive në Shkup përshendesim fushatën për testimin falas të qytetarëve, pasi që konsiderojnë se diagnostifikimi i hershëm i HIV-it, është gjysëm punë e kryer, respektivisht, përjashton rreziqet për të shkaktuar dëme më të mëdha mbi shëndetin e pacientëve, terapi në kohë dhe efektive, cilësi dhe jetëgjatsi më të lartë dhe përqindje e ulët për transmetimin e mëtejshëm të HIV-it nga personi i infektuar tek tjetri, thonë mjekët.

“Vendi ynë për fat të keq ndjek trendin e Evropës Juglindore sa i përketë diagnostifikimit të vonshëm të HIV-it, andaj ne si mjekë këtu po dëshirojmë të vëmë theksin. Mesatarisht tek ne për çdo vit kemi rreth 50 raste të reja me HIV, aktualisht trajtojmë me terapi rreth 441 pacientë, ndërsa vitin e kaluar u konstatuan 54 pacientë me HIV prej të cilave 70 për qind prej tyre u diagnostifikuan në fazë të vonuar, që do të thotë kjo se përqindja e statusit imunitar të CD 4 qelizat ishin shumë shumë të ulëta, kur veçmë infekcioni ka shkaktuar edhe infekcione të tjera në trup, ku ndoshta atyre do tu nevojitet edhe kurim spitalor, për dallim nga pacientët e diagnostifikuar në fazë të hershme, ata i trajtojmë në ambulancat tona”, theksoi infektologu Velmir Savevski.

Kur pacientët e diagnostifikuar me HIV marrin terapinë e duhur dhe kur virusi është latentë, atëherë infeksioni HIV nuk transmetohet seksualisht, theksojnë mjekët dhe nga OJQ “Hera”.

“Sipas të dhënave, numri i personave të regjistruar me HIV në vend për periudhën 1987 e deri më 2024 është rreth 680”.

Java Evropiane e Testimit për HIV është inicativë e cila synon rritjen e qasjes në testim për sëmundjet e trnsmetueshme seksuale, rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm dhe e njëjta organizohet nëpër të gjitha vendet evropiane.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Përfundoi në burg në Gjemani, Akili i Portokallisë rrëfen vështirësitë: Vidhja bukë në kamp

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë