Testi i drogës për policët, fillon hetimi administrativ për 45 efektivët

February 25, 2022
1 minut lexim

Efektivët e policisë të cilët rezultuan pozitiv në testin e parë të drogës do të hetohen nga drejtoria e standarteve profesionale ndërkohë që do ti nënshtrohen një ekzaniminimi të dytë për praninë e lëndëve narkotike. Krahas hetimit administrativ, para vendimit për përjashtim ndaj tyre do të bëhet edhe një test I dytë për të konfirmuar dyshimet

45 efektivë të policisë të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin e drogës të bërë në laboratorin privat do të hetohen nga drejtoria e standarteve profesionale. Kontrolli ndaj tyre, para se të përjashtohen përfundimisht parashikon kryerjen e një testi të dytë për të cilën policia e shtetit ende nuk e ka vendosur nëse do të kërkoj ndihëm sërish laboratorit privat apo do ti drejtohet ISHP-së ose mjekësisë ligjore për ekzaminimet. 

Hetimi i dytë ka të bëjë me historikun e punës dhe kontaktet e personave që këto efeketiv të policisë kanë pasur. Në të njëjtën proceduarë drejtoria e standarteve ka vepruar edhe për rastin e efektives nga drejtoria e policisë së Elbasanit në të cilën u përjashtua nga uniformat blu.

Teksa policia njoftoi një ditë më parë se 1736 punonjës policie janë ekzaminuar proceduara e kryerjes së testeve të drogës do të vijojë edhe për personat e tjerë në të cilën kanë një rol më të lartë drejtuesish në kupolën e policisë së shtetit. Në fillimin e kësaj procedure drejtori i përgjithshëm Gledis Nano premtoi se shumë shpejt trupa e policisë së shtetit nga efektivet përdorues të drogërave.

Por disa prej tyre kanë hasur kundërshtim nga përgjigjet e laboratorit privat duke u arsyetuar me fatin se prej vitesh janë përdorues të cigares, e ndërsa disa të tjerë janë justifikuar se prej kohesh po përdorin ilaçe të cilat mbajnë përqindje narkotike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Milani e Interi llogarisin në fitore sonte

Story i radhës

Mot dimëror këtë vikend në Kosovë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë