Tesla regjistron rënie të shitjeve të makinave elektrike

January 3, 2025
1 minut lexim

Tesla raportoi rënien e parë vjetore të shitjeve. Numri i përgjithshëm i shitjeve për 2024 ishte 1.78 milionë, por kompania kishte shitur 1.81 milionë në 2023.

Aksionet e kompanisë ranë menjëherë me 7 përqind në momentin që lajmi u bë publik. Tre mujori i fundit tregoi një rritje të shitjeve në 495 mijë nga 484 mijë që ishte një vit më parë.

Megjithatë analistët kishin parashikuar një tre mujor të fundit të 2024 më pozitiv. Ata parashikonin që shitjet e makinave Tesla në T4 2024 do të ishin 506 mijë.

Rënie pati edhe në Europë me të paktën 14 përqind në 2024 krahasuar me vitin paraardhës. Këto të dhëna vinë nga Shoqata Europiane e Prodhuesve të Makinave.

Faktorët që kanë ndikuar në rënie mund të jenë të shumta. Një prej tyre është se kompania ende nuk ka prodhuar një model buxhetor elektrik. Gjithashtu Tesla nuk është më i vetmi prodhues makinash elektrike në shumë tregje ndërsa alternativa nga BMW, GM, Hyundai dhe Volkswagen kanë fituar terren.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përkujtohet heroi Xhevat Jusufi në 26-vjetorin e rënies së tij

Story i radhës

Kapen 35 vetura luksoze, kush është grupi kriminal prej 24 vetave në Maqedoni, dogana jep detaje

Të fundit nga

ShkoLartë