Tesla po elaboron zgjerimin e koleksionit të lojërave që ofron në makinat e saj elektrike dhe këtë do ta bëjë me një lëvizje të vetme: integrimin e Steam.
Në një replikë ndaj një cicërime në rrjetin social Twitter, CEO i Tesla Elon Muk tha se kompania po bën progres me integrimin e Steam dhe se muajin e ardhshëm mund të shohim një demo.
Tesla ofron tashmë disa lojëra përmes Tesla Arcade si Cuphead dhe Sonic the Hedgehog 1. Por duke shtuar Steam në sistemet infotainment, Tesla e dërgon dëfrimit në një nivel tjetër.
Nuk është e qartë nëse ky integrim do të shkojë deri atje sa të lejojë përdoruesit të bëjnë blerje duke qëndruar në makinat e tyre.
Vlen të theksohet se Musk nuk i ka mbajtur premtimet e ofrimit të Cyberpunk 2077 dhe the Witcher në makinat Model S dhe X të cilat vinin me procesorë AMD Ryzen dhe kartë grafike diskrete RDNA 2.
Por një integrim potencial i Steam mund ta sjellë Tesla më pranë premtimeve të saj. /PCWorld Albanian