Tërshani (RrGK): Arbër Sejdiu duhet të dënohet si Dardan Krivaqa – me burgim të përjetshëm

August 4, 2023
1 minut lexim

Anëtarja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Adelina Tërshani, ka thënë se dënimi i sotëm i vrasësit të Marigona Osmanit, Dradan Krivaqës, ka qenë i duhuri.

Por, për Tërshanin, dënimi që i është dhënë Arbër Sejdiut, nuk konsiderohet si i duhuri, pasi sipas saj, edhe në rastin e tij, dënimi është dashur të jetë me burgim të përjetshëm.

“Një vendim i tillë është i duhur, ndërsa sa i përket dënimit që i është dhënë Arbër Sejdiut, në këtë rast nuk konsiderojmë që është i duhuri. Është dashur të shkohet me dënimin kapital ashtu siç e parasheh edhe ligji e Kodi Penal i Kosovës, në mënyrë që të jetë një dëshmi më e qartë se edhe ai ka qenë në këtë rast bashkëfajtor i veprës dhe jo ndihmës sic e ka cilësuar gjykata”.

“Për ne, gjatë gjithë ditës jemi marrë me rishikimin e vendimit dhe me e pa se a ka pasur gjykata mjaftueshëm bazë ta jap një vendim të tillë për Arbër Sejdiun”, tha ajo në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se Rrjeti i Grave të Kosovës, shqetësohet se një dënim i tillë ndaj Dardan Krivaqës mund të ulet në instanca të tjera.

“Sa i jemi gëzuar dënimit të sotëm, aq kemi frikë e shqetësim se një dënim i tillë do të ulet në instanca të tjera, prandaj është shumë e rëndësishme, sidomos për ne si rrjet, që ta monitorojmë rastin në instanca të tjera”.

“Ka pasur raste kur janë dënuar me burgim të përjetshëm, në Gjykatën e Apelit është ulur dënimi, sic është rasti i Sabile Mavrovqanit, në këtë rast Nuhi Mavrovqanit, të cilit i është ulur dënimi në instanca të tjera, për të cilin kemi konsideruar se po i motivon vrasësit dhe dhunuesit e grave të kryejnë vepra të tilla”, tha ajo.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fotoja e Saimir Tahirit me “Eskobarin e Ballkanit” në qeli duke ngrëne, reagon Drejtoria e Burgjeve: Ja si qëndron e vërteta

Story i radhës

Manchester Utd ka një synim

Të fundit nga

ShkoLartë