Terrorizohet gruaja nga Gostivari vetëm se djali i saj kishte të veshur bluzë me shqiponjë

August 25, 2023
1 minut lexim

-ads3-

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka reaguar pasi Policia e Serbisë po dënon shqiptarët e Maqedonisë që kalojnë tranzit, së fundmi kështu vepruan ndaj një familjeje vetëm pse djali i tyre. 9-vjear ka pasur veshur një bluzë me shqiponjë.

”Një shqiptare nga 🇲🇰 u mbajt në paraburgim dhe u detyrua të paguante një gjobë në 🇷🇸 vetëm sepse djali i saj 9 vjeç kishte një këmishë”, ka shkruar ambabasadori kosovar në Maqedoninë e Veriut.

Për rastin në fjalë ka raportuar mediumi Gazeta KOHA në Maqedoninë e Veriut, teksa ka dhënë detaje për rastin.

Afër Beogradit, një patrollë e policisë së Serbisë ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari, ndërsa i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, ka pasur të vesh një bluzë me shqiponjë.

Nga ora 19 e ditës së djeshme e deri sot pasdite, policia kishte mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës e ka nxjerrë nënën e djalin, S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031.

Gruaja nuk është lëshuar derisa e njëjta ka paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.

Ndryshe, ky i familjes shqiptare nga Gostivari nuk është rast i vetëm kur terrorizohen shqiptarët nga policët serb. Përveç ryshfetit, në shumë raste, shqiptarët që kalojnë edhe tranzit nëpërmjet Serbisë, po keqtrajtohen dhe madje po futen në burgje vetëm se janë shqiptarë.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Refuzoi të kërcente, momenti i tmerrshëm kur një ‘roje plazhi’ shtyu një të ri nga një platformë kërcimi nga dhjetë metra lartësi në Austri

Story i radhës

Mariçiq: Kontributi i sektorit civil është kyç për përparimin e suksesshëm në procesin e integrimit europian

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë