2
Shkup, 24 nëntor – “Pritja e gjatë për të arritur në terminin e caktuar për kontrolle specialistike në shëndetësinë publike ,shpeshherë për shkak të urgjencës së sëmundjes I detyron pacientët të kërkojnë ndihmë përmes miqve për të kryer më shpejtë shërbimet e nevojshme. Ndërsa pjesa tjetër kërkon zgjidhje në shëndetësinë private ku shërbimet janë më të shtrejta. Qytetarët apelojnë autoritet që të marrin masa dhe të rregullohet cështja e termineve”.
“Prej te mjeku amë nuk mund të marrësh termin duhet të presësh 5-6 muaj .Urgjent kur është i bëj kontrollat privatë, shihe çfarë katastrofe është këtu populii I varfër pret,nuk ka të holla me pagu por derti e con”, u shpreh qytetari.
“Unë jam me sëmundje hematologjike dhe nuk kam pasur problem me termine.Ndonjëherë kam shkuar pa termin kur kam pas përkeqësim të shëndetit dhe më kanë trajtuar mire”, theksoi qytetari.
“Normalisht ndonjëherë kam probleme me terminet”, u shpreh qytetari.
Nga minsitria e shëndetësisë thonë se problemin me mungesën e termineve e shkaktojnë pacientët të cilët nuk I shfrytëzojnë terminet e caktuara praprakisht.
“Po punohet për zgjidhjen e problemit të termineve të pashfrytëzuara në shëndetësinë publike, për të cilat pacientët nuk paraqiten. Apelojmë te qytetarët që nëse nuk mund ta shfrytëzojnë terminin e caktuar, ta anulojnë të njejtin, me SMS ose me paraqitje te mjeku. Kështu lirohet një vend për pacientët e tjerë që presin për termine”, thonë nga misnitria e Shëndetësisë.
Ministria thonë se po punojnë në mënyrë aktive për gjetjen e zgjidhjeve dhe bashkëpunon me sistemin “Termini im” dhe me Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor.
BURIMI: zhurnal.mk