Tërmeti në Afganistan – rrëfehen banorët

min lexim

Një tërmet prej 6.1 shkallësh që goditi të mërkurën Afganistanin, la pas vetes të mbi 1000 të vdekur. Autoritetet thanë se mbi 600 veta kanë mbetur të plagosur dhe numri i viktimave ka të ngjarë të rritet, ndërsa arrijnë informacione nga fshatrat e thella malore.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, pranë kufirit me Pakistanin.

“Lëkundje të forta dhe të gjata”, postoi një banor i kryeqytetit afgan, Kabul, në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

“Ishte i fortë”, tha një banor i qytetit veriperëndimor pakistanez të Peshawarit.

Fotografitë e publikuara në mediat afgane shfaqën shtëpi të rrënuara dhe trupa të shtrirë përdhe të mbuluar me batanije.

EMSC-ja tha se fuqia e tërmetit ishte 6.1 shkallë, ndonëse USGC tha se ishte 5.9.

Zyrtari i ministrisë së Brendshme, Salahuddin Ayubi, tha se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi disa nga fshatrat shtrihen në zona të thella malore dhe do të duhet kohë për të mbledhur të dhënat”.

Autoritetet kanë filluar një operacion shpëtimi dhe helikopterët po përdoren për të arritur tek të plagosurit dhe për të shpërndarë furnizime mjekësore dhe ushqime, shtoi ai.

Lëkundjet u ndjenë nga rreth 119 milionë njerëz në Pakistan, Afganistan dhe Indi, tha EMSC në Twitter.

Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo viktima në Pakistan.

Fatkeqësia goditi Afganistanin që po kalon një krizë të rëndë ekonomike që kur talebanët morën kontrollin në muajin gusht të vitit të kaluar, pasi forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara u tërhoqën pas dy dekadash lufte.

Në përgjigje ndaj vendosjes së pushtetit të talebanëve, shumë qeveri kanë vendosur sanksione ndaj sektorit bankar të Afganistanit dhe kanë shkurtuar mbështetjen prej miliarda dollarësh.

Ndihmat humanitare kanë vazhduar dhe agjencitë ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara vazhdojnë të operojnë në Afgansitan.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme afgane tha se do të mirëpritet ndihma nga çdo organizatë ndërkombëtare.

Pjesë të mëdha të Azisë Jugore janë zona aktive sizmike sepse një pllakë tektonike e njohur si pllaka indiane, po shtyn në veri në pllakën euroaziatike.

Në vitin 2015, një tërmet goditi verilindjen e largët afgane, duke vrarë disa qindra veta në Afganistan dhe Pakistanin verior./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona pranë rinovimit të 17-vjeçarit me klauzolë 1 miliard euro

Story i radhës

Kriptomonedhat nuk janë aq të decentralizuara sa reklamohen thotë një raport

Të fundit nga