Tërmeti me magnitudë 5.6 trondit Indonezinë, 40 viktima dhe qindra të plagosur

November 21, 2022
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka tronditur Indonezinë. Sipas një bilanci paraprak bëhet fjalë për 40 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 km në rajonin Cianjur, në provincën perëndimore të Java-s. Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Xhakarta, ku shumë persona dolën në rrugë dhe ndërtesat u tronditën për rreth 3 minuta.

Indonezia, një arkipelag i madh prej më shumë se 270 milionë banorësh, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturin “unaza e zjarrit”, një hark vullkanesh dhe linjash thyerjesh në pellgun e Paqësorit.

Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 la të paktën 25 të vdekur dhe 460 të plagosur në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi mbi 100 të vdekur dhe afro 6500 të plagosur në provincën e Sulawesi-t Perëndimor. Në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm dhe cunami në Oqeanin Indian shkaktuan rreth 230.000 viktima në shumë vende, shumica e tyre në Indonezi.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto pesë shenja të Horoskopit presin ndryshime drastike në jetë

Story i radhës

Kovaçevski-Larson Jain: Po forcojmë marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë 

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë