Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.6 shkallë të Rihterit, ka goditur sot ishullin filipinas Luzon, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 40 kilometrave, është bërë e ditur ndër tjera nga EMSC, transmeton Telegrafi.
Deri më tani nuk raportohet për viktima eventuale e as për dëme materiale, që mund të jenë shkaktuar nga ky tërmet.
Kujtojmë që tërmetet nuk janë diçka e pazakontë në këtë shtet, pasi shpesh goditet dhe raportohet për shumë viktima.
Dridhjet raportohet se janë dëgjuar në tërë territorin e Filipineve, madje sizmologët thonë se mund të jenë ndjerë edhe në shtetet e tjera fqinje. /Telegrafi/
Burimi: GAZETA.MK