Tërmeti i fuqishëm godet Kosta Rikën, regjistrohen lëkundje sizmike me magnitudë 6.2

1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur pjesët veriperëndimore të Kosta Rikës.

Por sipas informacioneve të deritanishme nuk ka shkaktuar dëme serioze.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte afër bregut të Paqësorit të Kosta Rikës, rreth 65 kilometra në veriperëndim të Tamarindo, afër kufirit me Nikaraguan, ku u ndje tërmeti, raporton AP.

Sipas raportit të USGS, tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 18 kilometrash.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Punimet në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

Story i radhës

Thuhet se TikTok “është i vetëdijshëm për efektet e tij të këqija te përdoruesit adoleshentë”

Të fundit nga