Tërmet në detin Marmara, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

May 3, 2025
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballësh të Riterit goditi Detin e Marmarasë, me epiqendër pranë brigjeve të Marmaraereglisit, në provincën e Tekirdagut.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 18 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë në disa pjesë të rajonit të Marmarasë, përfshirë Stambollin, por deri më tani nuk ka raporte për dëme materiale apo viktima.

Rajoni i Marmarasë është një nga zonat më të prekura nga aktiviteti sizmik në Turqi, për shkak të afërsisë me thyerjen e Anadollit Verior, një nga linjat më aktive të tërmeteve.

Ekspertët vijojnë të theksojnë rëndësinë e përgatitjes dhe masave mbrojtëse për të minimizuar pasojat e mundshme nga fatkeqësitë natyrore.

Ndryshe, prof. Dr. Şükrü Ersoy theksoi se kjo lëkundje ishte një pasgoditje e tërmetit me magnitudë 6.2.

Ai shtoi se pasgoditjet mund të vazhdojnë edhe për një muaj të tjetër.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Do të vazhdojë ta presë

Story i radhës

Qytetarja sulmohet nga qeni endacak në Prishtinë, bën thirrje të merren masa urgjente: Jeta jonë është në rrezik

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë