Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter ka tronditur Turqinë.Mediet vendase raportojnë se ka të lënduar.
Sipas Drejtorisë të Situatave Emergjente (AFAD), lëkundjet e forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në provincën e Izmirit, duke lënduar tre persona dhe duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa.
Lëkundjet e forta shkaktuan rrëzimin e minares së një xhamie, shkruajnë mediat e huaja.
“Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 03:29 me orën lokale në rajonin Buca të provincës së Izmirit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 14.47 kilometra”, njofton AFAD.
Burimi: GAZETA.MK