termet i fuqishem godet kryeqytetin e kolumbise 64de6eaa9c658

Tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin e Kolumbisë

August 17, 2023
1 minut lexim

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,1 ballë goditi kryeqytetin Bogota dhe qytete të tjera të Kolumbisë sot, ndërsa banorët dolën në rrugë me urdhër evakuimi, raporton Anadolu.

Tërmeti ndodhi në rajonin Meta me epiqendër 100 kilometra në jug të kryeqytetit. Ai u pasua nga dy pasgoditje minuta më vonë.

Kryebashkiakja e Bogotës, Claudia Lopez Hernandez, u kërkoi banorëve që të mos kthehen në ndërtesat në kryeqytet për shkak të shqetësimeve për pasgoditje të tjera.

“Lëkundje të forta në Bogota. Le të qëndrojmë të qetë dhe të kujdesshëm. Po kontrollojmë gjithë sistemin e raportimit dhe reagimin e urgjencës për verifikime. Ju lutemi të merrni të gjitha masat paraprake në rast të pasgoditjeve të mundshme. Qetësi dhe kujdes”, shkroi Lopez Hernandez në Twitter.

Banorët lanë shtëpitë e tyre dhe punëtorët u larguan nga ndërtesat qeveritare në Bogota ndërsa aeroporti ndërkombëtar u evakuua. Nuk ka pasur raportime për viktima, ndërsa janë raportuar dëme në ndërtesat pranë epiqendrës.





MARKETING

RENT A CAR

perditesimi me i fundit i chrome adreson 8 probleme kritike sigurie 64de6e6dc0188
Story i mëparshëm

Përditësimi më i fundit i Chrome adreson 8 probleme kritike sigurie

stoltenberg nato mbetet e perkushtuar ndaj integritetit territorial te ukraines 64de6eeede623
Story i radhës

Stoltenberg: NATO mbetet e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë