​Tërmet i fuqishëm godet ishullin indonezian të Sumatrës

1 minut lexim

Një tërmet i fuqishëm nënujor goditi sot ishullin indonezian të Sumatrës.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan bëri të ditur se tërmeti 6 ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër në provincën e Sumatrës Jugore, ka ndodhur në një thellësi prej 59 kilometrash.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme të rënda apo viktima.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë tha se tërmeti ndodhi në një thellësi shumë të thellë për të shkaktuar një cunami.

Indonezia, një arkipelag në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami.

Në shkurt, një tërmet 6.2 ballë sipas Rihter, vrau të paktën 25 persona dhe plagosi më shumë se 460 njerëz në Sumatrën Perëndimore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Capello: Dikur Juve ishte pronar i fushës

Story i radhës

Fillimi i vitit shkollor, Ganiu takon drejtorët e shkollave fillore komunale

Të fundit nga