Tërmet 7,1 ballë godet ishujt e Zelandës së Re

Një tërmet me magnitudë 7,1 goditi sot Ishujt Kermadec në Zelandën e Re, transmeton Anadolu.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave e vendit (NEMA) tha se nuk ka “kërcënim për cunami” për Zelandën e Re pas tërmetit.

“Bazuar në informacionin aktual, vlerësimi fillestar është se tërmeti nuk ka gjasa të ketë shkaktuar një cunami që do të përbënte kërcënim për Zelandën e Re”, thuhet në një deklaratë.

Sipas NEMA-s, tërmeti ka goditur rajonin rreth orës 13:42 me kohën lokale. (01:42 GMT).

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 49 kilometrash.

Ishujt Kermadec ndodhen në verilindje të Ishullit Verior të Zelandës së Re dhe në jugperëndim të Tongës.





Story i mëparshëm

Nuk ka asgjë në mes të Barcelona dhe Reece James

Story i radhës

Shpërthim me tritol gjatë natës në një lokal në Shkodër, dëme materiale

Të fundit nga