Tërmet 5.8 ballë në Iran, 2 të vdekur dhe qindra të plagosur

Sipas informacioneve paraprake, të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në tërmetin 5.8 ballë që goditi mbrëmë qytetin Khoy në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i rajonit të Azerbajxhanit Perëndimor, Mohammad Sadegh Motamedian njoftoi se nga tërmeti kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 664 të tjerë.

Ai tha se 16 prej të plagosurve janë dërguar në spitalin në qytetin Salmas, 20 të tjerë në spitalet në Khoy për shkak se janë plagosur rëndë ndërsa 6 persona i janë nënshtruar operacionit.

“Janë shkaktuar dëme në rreth 60 fshatra. Në një rreze prej 30 kilometra nga epiqendra e tërmetit janë dërguar ekspertë për të vlerësuar dëmet e mundshme”, tha Motamedian.

Sipas informacioneve në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, tërmeti 5.8 ballë në qytetin Khoy ka qenë në një thellësi 6.49 kilometra nën tokë.

Sipas Qendrës Sizmilogjike të Iranit, tërmeti i ndodhur mbrëmë në orën 21:44 sipas kohës lokale është matur në madhësinë 5.9 ballë.

Për shkak të pasgoditjeve të tërmeteve është shpallur pushim për shkollat në qytetet Khoy dhe Chaypareh.





Story i mëparshëm

Tete transferohet në Premier League, gati firma me klubin e njohur

Story i radhës

Aksion në Lushnjë dhe Fier, çmontohen 20 kamera të paligjshme

Të fundit nga