I nxehti afrikan është tërhequr përkohësisht në vendin tonë.
Megjithatë, sipas sinoptikanëve kjo situatë me temperatura deri në 38 gradë Celcius do të zgjasë shumë pak ditë.
“Fundjava dhe fillimjava sjell tërheqje të përkohshme të masës së të nxehtit duke bërë që maksimalet të luhaten rreth vlerës 38 gradë Celcius në Ultësirën Perëndimore, por pasditen e së martës kemi sërish afrimin e këtyre valëve të të nxehtit duke bërë që maksimalisht të ngjiten edhe në 40 gradë Celcius në territorin shqiptar”, është shprehur për Tv Klan, sinoptikani Hakil Osmani.
Reshjet e shiut do të jenë të pakta vetëm në zonat malore. Në javën që lamë pas në Shqipëri temperaturat në hije arritën deri në 42 gradë Celcius.