Tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

1 minut lexim

Tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare!

Mbrojtësi i Eintrakt Frankfurt, Martin Heintinger i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur me anë të një njoftimi zyrtar në ditën e sotme.

29-vjeçari e ka shpjeguar vendimin e befasishëm duke thënë se ka qenë i detyruar të tërhiqet për shkak se forma e tij gjatë sezonit të fundit nuk ka qenë konstante.

Heintinger ka theksuar se nuk ka pasur probleme fizike, por thjesht nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjet e tij në fushë.

Mbrojtësi kishte ende edhe dy vite kontratë me klubin Gjerman, por kërkesa e tij për të lënë futbollin e ka bindur Frankfurtin ta ndërpresë kontratën dhe ta lërë Heintinger të lirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE na mbyll derën, Rama ka një lutje: Mos e lini të bëhet si kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që…

Story i radhës

U rinovua ambulanca në Haraçinë, së shpejti pritet të hapet edhe një laborator

Të fundit nga