Tërhiqet City

min lexim

Aurelien Tchouameni është prej kohësh në “radarin” e Real Madrid, me mesfushorin francez i cili është në kontratë me Monaco. Klubi monegask e vlerëson lojtarin rreth 80 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të ulë pretendimet, duke dërguar një sinjal direkt për klubet që kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Vlera e francezit pësoi një rritje të konsiderueshme këtë sezon, pasi verën e kaluar, kartoni i tij vlente 60 milionë euro, ndërsa kjo rritje nuk e “tremb” Real-in që për momentin ka avancuar për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Manchester City, PSG dhe Chelsea janë në garë për shërbimet e Tchoumanit gjithashtu, por rritja e vlerës së tij ka bërë që këto skuadra të mendohen përpara se të marrin hapa konkret, ndërsa spanjollët tanimë kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për të siguruar sa më shpejt shërbimet e mesfushorit.

Në Madrid, Tchouameni shihet si pasuesi ideal i Casemiro-s, pasi 22-vjeçari ka të gjitha cilësitë që madrilenët kërkojnë, ndërsa në këtë sezon, mesfushori ka luajtur 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 2 gola.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kushtrim Sheremeti – drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Story i radhës

​Vritet në Ukrainë mercenari serb prorus, kishte vizituar edhe Mitrovicën

Të fundit nga