Goran Çekov, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tokio, është tërhequr nga detyra, konfirmoi të shtunën Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.
Jozyrtarisht, sipas mediave maqedonase, arsyeja e tërheqjes së ambasadorit Çekov nga Japonia janë akuzat e dy grave me të cilat ka bashkëpunuar për ngacmim seksual.
Në arsyetimin e MPJ-së maqedonase, janë përmendur rezultatet jo të kënaqshme dhe gjërave që dëmtojnë interesat e shtetit.
Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për tërheqjen dhe ambasadori Çekov ka pesë ditë kohë për t’u kthyer në Shkup.