Ka përfunduar reduktimi i mëtejshëm i forcave policore në dhe rreth ndërtesave në veri, në masën prej 25 për qind.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut.
“Po, po – ka përfunduar tërheqja e Policisë”, ka thënë Elshani.
Tërheqja e Policisë ka ndodh sipas dakordimit që ishte arritur në Bratisllavë mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.