Tërheqja e qeverisë nga fasha e energjisë/ Dashamir Shehi: Vendimi ishte politik!

min lexim

Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, u shpreh se vendimi i qeverisë për tu tërhequr nga fashat mbi energjinë elektrike për muajin tetor, është një vendim politik.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se kjo është bërë me qëllim mosrritjen e pakënaqësisë në popull, ndërsa tha se situata deri në dhjetor do të jetë e përballueshme dhe jo aq emergjente sa ç’thuhet.

“Për këtë muaj qytetarët nuk kanë pse tremben. Nëse vijon qeveria bëhet e pabesueshme, dhe mund të nisim të mendojmë se është bërë politikisht, se mund të nisin demonstrata e të rritet pakënaqësia.

Çdo të bëhet deri në vit të ri, një qeveri serioze e sqaron, kryeministri tha kemi ujë, arsyetim simplicist. Jemi në vjeshtë s’do thahet uji në tetor. Pas bamirësisë qeveritare qëndron se do zgjerohej grupi protestues. Qeveria është mësuar të marrë vendime sot për nesër, por deri për vit të ri mund tu thoshte shqiptarëve, se duket trendi. Do të bëja një gjë tjetër, fashën nga 800 KË do ta bëja 1 mijë që shqiptarët të mos ishin në presion permanent. Deri për vit të ri nuk mendoj që situata do të jetë e papërballueshme. Ka pasur reflektim politik.

Nuk ka shpjegim tjetër logjik. ERE i heq disa pupla shtetit shqiptar. Formalisht duhet të quheshin ent i pavarur, vendimi merret me disa përllogaritje por e morën se u duhej qeverisë, dhe tani do ta kthejë pas se sërish kështu i duhej qeverisë. U kuptua haptazi që nuk ka pasur ndonjëherë ERE, në këtë shtet ka vetëm, Edi Rama, vetëm ER.”, tha nder te tjera Shehi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjykata e Drejtësisë e BE-së merr një vendim

Story i radhës

29 vjeçarja e zjarrtë pas seksit, ka një problem ka një problem me të dashurin: Nuk po e shijon..!

Të fundit nga