Vendimi i Roberto Mancini-t për t’u larguar nga drejtimi i kombëtares ka tronditur të gjithë Italinë, përfshirë nënën e tij Marianna, e cila nuk dinte asgjë për qëllimet e djalit të saj.
Këtë e ka thënë ajo vetë në një intervistë për gazetën “National”, ndërsa shtoi se Mancini nuk e kaloi dot kurrë vdekjen e Vialli-t, duke nënkuptuar se kjo mund t’i ketë ndikuar.
“Asgjë, të betohem. E mora vesh nga kushërira ime. Më telefonoi pak më parë duke thënë se kishin thënë në TV se Roberto kishte dhënë dorëheqjen.
Edhe unë u habita. Roberto ka një zemër të madhe. Ai kurrë nuk e ka kaluar vdekjen e Gianluca Vialli-t. Ai ishte shumë i lidhur me të. Në vend të Gianluca vendosën të caktonin dikë tjetër (Buffon), por as që e mbaj mend se kush është, vendimin e kanë marrë para disa ditësh, në mos gaboj”-tha ajo.