“Tërheqja e Berishës, i vështirëson qeverisjen Ramës”, Ngjela: Saliu dhe Meta janë personazhe të zhvlerësuar, prisni 12 nëntorin

October 26, 2022
min lexim

“Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh”- kështu është shprehur avokati Spartak Ngjela, duke theksuar se bashkimi i PD-së pa Berishën do ia vështirësonte qeverisjen Edi Ramës.

Për Report TV, Ngjela tha se ka shumë intelektualë në Perëndim që nuk vijnë për shkak të Sali Berishës. Sidoqoftë, avokati është i besimit se reforma në drejtësi do të bënte të mundur kapjen e të gjithë politikanëve që nuk e kuptojnë se duhet të largohen.

“Po të tërhiqet Saliu do të ketë bashkim. Po të ketë bashkim të krahëve pa Saliun, Rama do të ketë shumë të vështirë të qeverisë sepse njerëzit janë të pakënaqur por nuk kanë parti. Pakënaqësia shoqërore në shoqëri nuk mund të mbështetet tek Saliu. Figurat e reja që kanë dalë në PD nëse u bëjnë thirrje intelektualëve të nivelit të lartë në Perëndim se PD ka njerëz të iluminuar në Perëndim që nuk vijnë se është Saliu. Nëse bëhet reforma në drejtësi dhe këta i kap se nuk kanë aftësinë të kuptojnë se duhet të ikin vetë, PD bëhet shumë e fortë dhe pas 4 muajsh do të ketë zgjedhje të reja. Këta që janë non grata nuk e kuptojnë këtë”, tha Ngjela.

Sa i përket protestës së paralajmëruar më 12 nëntor nga Sali Berisha dhe me mbështetjen e Ilir Metës, Ngjela u shpreh: “Janë personalitete të zhvlerësuar, ka kohë. Prandaj veprojnë kështu. Kujt i flasin? Këtyre që në një mënyrë ose tjetër i kanë brenda suazës së vet. Prisni 12 nëntorin.”

I ndalur te ligji i dekriminalizimit që do t’i pamundësonte ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit pjesëmarrjen në politikë aktive, Ngjela thotë se Ilir Meta është i djegur nëse ka hedhur firmën.

“Shenjat janë që do dalë. Ka diçka që do dalë. Po ka vënë firmën, është i djegur, të bëjë cfarë të dojë. Nëse thotë më kanë falsifikuar firmën, duhet ta dini që jurisprudence është e sigurt. Analizën grafike e bën ku të duash, nga Zyrihu në Washington. Nëse e ka bërë firmën për bashkëpunim, ka pasur. Pasojat nuk i them unë, por i thotë ligji”, tha Ngjela.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putini tregon forcën, ndjek nga afër stërvitjen bërthamore dhe fut në “ankth” Perëndimin

Story i radhës

Pentagoni kryen eksperimente me armë hipersonike

Të fundit nga

ShkoLartë