Tereza eliminon Prishtinën, Kastrioti fiton me rezultat basketbolli

November 22, 2024
1 minut lexim

Tereza e ka eliminuar Prishtinën në raundin e parë të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshjet e raundit të parë në të dy konkurrencat janë zhvilluar në mesjavë.

Tereza e Obiliqit fitoi me rezultat 37:32.

Melike Ipçi udhëhoqi Terezën me dhjetë gola. Nga tetë i kishin Kaltrina Paci e Arjeta Imeraj, ndërsa shtatë gola i realizoi Ardiana Prapashtica.

Te Prishtina 12 gola i realizoi Angelika Luberecka, ndërsa tetë i kishte Eduarta Kurteshi.

Në ndeshjet tjera dallimi në cilësi ishte më i madh. 

Fituesi në fuqi i Kupës, Ferizaj, e mposhti Vjosën me 36:23. 

Kampioni, Istogu, fitoi 49:30 ndaj Dukagjinit. Besa e  mposhti Jusuf Gërvallën me rezultat 26:11, ndërsa Shqiponja fitoi ndaj skuadrës CLICK me rezultat 47:19. 
47:12 përfundoi ndeshja Vushtrria – Trepça, derisa Kastrioti fitoi 62:13 ndaj Ulpianës.

Te hendbollistët, Trepça fitoi 36:28 ndaj Istogut, në ndeshjen më interesante. Prishtina e mposhti Dritën me rezultat 56:38, derisa Vjosa fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 48:33.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë

Story i radhës

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, qeveria me akademi solemne

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë