Pasi pritën për disa minuta derës së ministrisë dhe pasi që pjesa më e madhe e pensionistëve hoqën dorë dhe filluan të largohen nga protesta, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pranoi përfaqësues të Bordit iniciatorë të pensionistëve në Maqedoni. Pasi që i dëgjoi kërkesat e tyre, ministrja u tha se pensioni minimal prej 18mijë denarëve, është i padrejtë ndërsa rritja lineare është jo-kushtetuese. Siç thotë ajo, nuk mund të barazohen ato që kanë punuar 15 vjet dhe ata që kanë punuar 40 vjet. Trençevska tha se vitin e kaluar nëpërmjet një procesi transparent së bashku me Lidhjen e pensionistëve dhe Partisë së pensionistëve e kanë sjellë metodologjinë që siguron harmonizim me shpenzimet për jetesë dhe pagën mesatare. Kjo është rritja reale e pensioneve. Kjo është zgjidhje sistemore që mundëson rritje të vazhdueshme të pensioneve, thotë ajo.
“Thoni që ai që merr 12 500 të marrë 18 mijë denarë. Ai që merr 18 mijë sa të marrë? 21 mijë/
Ai do të ketë 3 500 denarë rritje, do të marrë 21 mijë, plus rritjen procentuale.
A është kjo e drejtë?
A është e drejtë… tani, të ju them që në Australi…
Lëreni Australinë anash, Australia është larg. Mos flisni për Australinë këtu. Tani jemi në Maqedoninë e Veriut, në Maqedoninë e Veriut. Ju keni jetuar, keni punuar dhe keni realizuar të drejta, dikush në Republikën e Maqedonisë, për momentin jemi në Maqedoninë e Veriut. A është e drejtë dikush që ka marrë 16 mijë, 17 mijë me dikë që ka marrë 12 500 denarë. Unë ua pranojë kërkesat, do t’i arkivojmë, do t’i shqyrtojmë në sektor dhe në Qeveri. Megjithatë më thoni a është e drejtë.
Kjo është solidare. Kjo është për të gjithë pensionistët, shkojmë në mënyrë solidare…. “- tha Jovanka Trençevska, Ministre e Punë dhe Politikë Sociale.
Burimi: TV21