Tërbohet Rusia, kërcënon Bullgarinë, ja çfarë thotë për Rumaninë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut

min lexim

Lajmi se Bullgaria, Rumania, Maqedonia e veriut dhe Mali i Zi kanë ndalur fluturimin e aeroplanit të ministrit rus Lavrov ka tërbuar Rusinë që ka kërcënuar këto vende, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Përderisa ky lajm  dhe vendimi i për ndalimin e fluturimit të Lavrovit drejt Beogradit është përshëndetur nga BE dhe NATO, në Moskë reagimet kanë krejtësisht tjera.

Drejtori i agjencisë shtetërore ajrore “Roskosmos”, Dimitri Rogozin përmes publikimit në rrjetin social “Tviter” ka shprehur vrerin për këto katër vende duke ju dërguar porosi me fjalën kërcënuese ruse “Sarmat”.

Ai në rrjetin social shkroi “Sarmat” që përbën porosi kërcënuese, disa e kuptuan si shaka të papërvojë dhe provokim e tjerët si shprehje e zemërimit, varësisht nga këndvështrimi rreth këtij veprimi.

“Kjo është ‘Sarmat’? Nuk do kërkoj leje (mendoi me gjasë në Sergei Lavrov) apo pajtim për fluturim nga bullgarët qyqar e frikacak, rumunët hakmarrës dhe malazezët që kanë tradhtuar historinë e përbashkët si dhe të tjerët suedezët”, tha Rogozin.

 Rogozin njihet me deklarata e tij të pamatura edhe radikale, ku shpesh përmend raketat balistike, ndërsa para disa viteve viti i ri dhe baba-dimri ishte armatosur me raketa balistike “Topolj M”.

Ai në postin e drejtorit të sektorit  ushtarako-ekonomik dhe shef i delegacionit të Rusisë në NATO shpesh me qëndrimet e veta ka drejtuar “shigjeta të helmuara” duke komentuar zhvillimet në relacionin perëndim-Ruso, ku vazhdimisht përqesh edhe kritikon perëndimin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sekretet e marrëdhënieve që nuk duhet t’i di askush përpos partnerëve

Story i radhës

Pas anulimit të vizitës së Lavrovit, Vuçiç takim urgjent me ambasadorin rus

Të fundit nga