Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit është dëmtuar rëndë në Manastir në duel me Pelisterin e Manastirit, në takimin e javës së 6-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Pa pikë turpi i anulohen tre gola skuadrës shqiptare, referim skandaloz! Lere referimi skandaloz, por edhe tifozët maqedon tëbohen dhe fyen futbollistët shqiptarë.
“Edhe përkundër tre golave të anuluar, në fund kthehemi të pamposhtur nga Manastiri.
FC Voska Sport në takimin e sotëm përveç që luajti kundër Pelisterit në fushën e blertë, aty duheshe të luaj edhe kundër treshes së arbitrëve me në krye Mlladenovskin, ndërsa në fund të takimit edhe kundër tifozëve të tërbuar vendas, të cilët në pjesën më të madhe të ndeshjes fyenin shqiptarët në baza nacionale.
Kështu mund të përshkruhet rrjedhoja e takimit të javës së 6-të kundër Pelisterit në Manastir, ku në fund nxorëm një barazim 1:1. Po të kishte drejtësi reale, FC Voska Sport me siguri se nga kjo transfertë e vështirë do të kthehej ndoshta edhe me 3 pikët e plota.
Pse e themi një gjë të tillë?
Rrallë herë ndodh që një ekipi ti anulohen 3 gola në një ndeshje, dy prej të cilëve ishin shënuar në mënyrë të rregullt.
Gjithçka filloi me golin e anuluar të Behar Feta në pjesën e parë, kur mund të thuhet se lojtari ynë për disa centimetra ishte më i avancuar se futbollistët e Pelisterit, dhe me të drejtë goli ishte anuluar, megjithatë një gjë e tillë nuk mund të thuhet për golat e anuluar në pjesën e dytë të Vahit Muratit dhe Izair Eminit.
Ky i fundit në minutën e 90-të shënoi një gol të pastërt si loti, pasi i njëjti nuk ishte në pozitë jashtëloje kur me kokë nga afërsia shënoi në rrjetën e Petroskit.
Iljas Çilafi nga e majta mjaft mirë harkoi brenda zonës, aty ku Jasharovski fitoi duelin ajror me Dragarskin dhe çoi topin deri te Emini, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë, mirëpo që festën e tij padrejtësisht e anuluan arbitrët e këtij takimi.
Megjithatë drejtësia erdhi në vend në minutën e 92-të, kur sërish në skenë doli Izair Emini, i cili mjaft mirë shfrytëzoi harkimin në zonë të Albin Ramadanit.
Festë e merituar për futbollistët tanë, por edhe tifozët me besnik të skuadrës së FC Voska Sport që kishin udhëtuar drejt Manastirit për të na përkrahur, e që në fund së bashku festuam këtë pikë, e cila ka vlerën e më shumë se 3 pikëve ndoshta, pas gjithë atyre padrejtësive të bëra në fushën e blertë”, reagon ashpër FC Voska Sport.
Liga e Dytë e Maqedonisë së Veriut
Arsimi – Boreci 9:0
Bellasica Besa 1:0
Pelisteri – Voska Sport 1:1
Slloga – Gostivari 0:1
Teteksi – Sasa 0:2 u ndërpre
Vardari – Pehçevo 2:0
Ohri – Detonit me 12 tetor
Kozhuf – Karaormani me 12 tetor.
Tabela
1. Vardari 6 5 1 0 14:2 16
2. Voska Sport 6 4 2 0 14:4 14
3. Gostivari 5 3 2 0 10:6 11
4. Pelisteri 6 3 2 1 8:6 11
5. Detonit Junior 5 3 1 1 9:5 10
6. Arsimi 1973 6 3 0 3 13:6 9
7. Bellasica 6 2 2 2 9:7 8
8. Besa Doberdoll 6 2 2 2 7:7 8
9. Kozhuf 5 2 1 2 7:6 7 7
10. Teteks 2 1 2 8:8 7
11. Slloga 5 1 3 1 5:5 6
12. Karaormani 5 1 1 3 5:7 4
13. Ohri 5 1 1 3 2:5 4
14. Kit-Go Pehcevo 6 0 3 3 3:9 3
15. Sasa Makedonska 5 0 2 3 3:9 2
16. Boreci 6 0 0 6 3:28 0