Tifozët e skuadrës së Fenerbahces e kanë humbur toruan, teksa ekipi i tyre u eliminua nga ukrainasit e Dinamos së Kievit, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Ultrasit turq, të tërbuar nga humbja, fillojnë të bëjnë gjeste jo të hijshme, duke e thirrur emrin e Vladimir Putinit gjatë përballjes me skuadrën ukrainase.
I shokuar nga ky gjest i shëmtuar i tifozëve të Fenerbahces, trajneri i skuadrës ukrainase, Mirçea Luçescku nuk doli fare në konferencë për media pas ndeshjes.
Ky vendim erdhi për shkak të pritjes së turpshme të rezervuar për skuadrën e tij.
Vlen të theksohet se Ukraina është në luftë me Rusinë, ku mijra civilë të pafajshëm kanë humbur jetën nga agresioni rusë me në krye Putinin.