Dihej mirë se te Barcelona nuk kishte ndonjë simpati të madhe ndaj Interit dhe Ter Stegen, portieri i “Blaugranas”, vetëm sa e ka konfirmuar këtë. I intervistuar nga “Marca” , numri një gjerman bëri një goditje ndaj “Nerazzurrëve” që nuk kaloi pa u vënë re as në Spanjë:
Ai ka vënë në dyshim kualitetet e skuadrës së Simone Inzaghit të cilët arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposhtën nga Manchester City, duke thënë se kjo ishte një dëshmi se deri aty mund të arrish edhe me pak fat.
“Me Interin e kemi parë që me pak fat mund të arrish në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha Ter Stegen.
Marrëdhëniet mes Interit dhe Barcelonës janë tensionuar veçanërisht pas përballjes së dyfishtë evropiane që u zhvillua në Ligën e Kampionëve.
“Unë mendoj se tripleta e Manchester Cityt e merituar sepse ata janë klubi më i mirë që mbetën në atë garë me trajnerin më të mirë në botë”, tha më tutje Ter Stegen.
Me pak fjalë, te Barcelona ka ende një llogari të hapur me Interin dhe Ter Stegen ishte i prirur ta përsëriste atë në mënyrën e tij.