“Tenxhere me presion që do të shpërthejë”, Bushati jep alarmin

December 16, 2022
1 minut lexim

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar një “tenxhere me presion që do të shpërthejë” situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë.

“E zëmë nesër zgjidhet Dumani, asnjë gjë nuk ndryshon. Këtu janë kapur të gjithë valvulat, nuk bën dot gjë. Kujton se do të bëjë prokurori i SPAK-ut diçka? Po Gjykata e Posaçme, po 1 mijë fije, po ata të bashkisë që vijnë gjejnë ku e ke gruan në punë, çfarë nevojash ka djali, sa lekë duhen për teatrin, për federatën. Është mbyllur sistemi, kjo është një tenxhere me presion që do të shpërthejë,” – deklaroi Bushati.

Në “Now me Erla Mëhillin” ai tha se edhe nëse fiton kandidati që preferon Yuri Kim për drejtues të SPAK-ut, pushteti i Ramës nuk ndikohet.

Sipas analistit, në 30 vjet që e ndjek politikën, nuk ka pasur ambasadore më të paaftë dhe më qesharake se Yuri Kim. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si do të sigurohen 40 milionë euro për institucionet me borxhe, kush do të garantojë se nuk do të ketë borxhe të reja?

Story i radhës

Kurti: Qytetarët serbë janë më të bllokuarit nga barrikadat

Të fundit nga

ShkoLartë