Tentuan të vjedhin 150 litra naftë, kapen të punësuarit në MPB

March 31, 2022
1 minut lexim

Ministria e Brendshme njofton se dy punonjës të ministrisë u përpoqën të vidhnin karburant nga një pompë benzine në pronësi të policisë.

“Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka ngritur kallëzim penal kundër N.M., punonjës policie dhe D.J., i punësuar si operator i pompës së benzinës në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim”.

I paraqituri, me qëllim ë përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshëm, më datë 28.03.2022 kanë tentuar të nxjerrin rreth 150 litra naftë, por janë penguar gjatë veprimit.

N.M. dhe D.J. do të pezullohen nga puna”, njoftojnë nga MPB.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stuhi në Ohër, era rrëzon kulmin e një ndërtese

Story i radhës

Plas keq te skuadra franceze

Të fundit nga

ShkoLartë