Tentuan të vidhnin orën 600 mijë euro të princit të Katarit, arrestohen pesë italianë në Kanë

May 4, 2025
1 minut lexim

Disa persona u arrestuan dje në qytetin e Kanës, në juglindje të Francës, pas një tentative për të vjedhur një orë luksoze që i përkiste një anëtari të familjes mbretërore të Katarit. Lajmin e konfirmuan sot burime nga policia franceze.

Ngjarja ndodhi në bulevardin e famshëm bregdetar Croisette, vetëm dhjetë ditë para fillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Sipas policisë, një burrë u ndalua pak para se të arrinte të vidhte orën, e cila vlerësohet rreth 600,000 euro. Katër bashkëpunëtorët e tij u arrestuan pak minuta më vonë, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga vendngjarja. Të dyshuarit janë të gjithë shtetas italianë me origjinë nga Napoli.

Po ashtu, gjatë pasdites së djeshme, dy italianë të tjerë, që mendohet se i përkisnin një grupi tjetër kriminal, u arrestuan sapo mbërritën në Kanë. Ata u ndaluan përpara se të nisnin identifikimin e objektivave të mundshëm.

“Në total, që nga 1 prilli kemi arrestuar 12 hajdutë orësh,” deklaroi për agjencinë AFP shefi i policisë së Kanës, Christophe Azet.

Ai shtoi se sistemi i mbikëqyrjes me kamera i instaluar nga policia bashkiake do të përforcohet më tej gjatë sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë turistik.

Në rastin e fundit, policia u ndihmua edhe nga shërbimi privat i sigurisë i shtetasit të Katarit.

Megjithatë, vetëm një ditë më parë, një orë tjetër me vlerë 25,000 euro u vodh, pavarësisht pranisë së kamerave të sigurisë.

“Ndonjëherë gjithçka ndodh brenda sekondave, dhe për fat të keq, nuk mundëm të ndalonim motoçikletën e autorëve për shkak të kushteve të trafikut,” u shpreh Azet.

Sipas tij, autorët i përkasin grupeve shumë të specializuara kriminale që operojnë në qytete si Parisi, Gjeneva, Londra dhe në disa rajone të Gjermanisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Njihuni me projektin e ri të OpenAI! Kriptomonedha në shkëmbim të syrit!

Story i radhës

Rehabilitimi i linjës hekurudhe 10 pritej të kryhej më 2019, u shty në vitin 2027

Të fundit nga

Motoçiklisti italian përplaset gjatë testimit

Luca Marini (27) ka pësuar një aksident të rëndë teksa testonte një motor Honda në pistën Suzuki në Japoni. Motoçiklisti italian udhëtoi për në Japoni pas Çmimit të Madh të Silverstone për
sqmken
ShkoLartë